Lëndimi e lë Manen jashtë Botërorit “Katar 2022”

min lexim

Sulmuesi i Senegalit, Sadio Mane, do të mungojë në Kupën e Botës “Katar 2022” për shkak të një lëndimi në këmbë që e ka pësuar teksa luante për Bayern Munichun.

30-vjeçari pësoi një lëndim në fibulën e djathtë në fitoren 6:1 të Bayernit në Bundesligë ndaj Werder Bremen të martën e kaluar.

Pavarësisht lëndimit, Mane u emërua në skuadrën prej 26 lojtarësh të Senegalit për Kupën e Botës, por ish-sulmuesi i Liverpoolit nuk do të luajë në Katar pasi nuk ishte në gjendje të rikuperohej nga lëndimi.

Të martën, Federata e Futbollit të Senegalit tha se Mane do të humbiste “ndeshjet e para” të turneut, por trajneri Aliou Cisse tani do të duhet të planifikojë gjërat pa yllin e tij.

Kampionët në fuqi të Kupës së Kombeve të Afrikës fillojnë të hënën kampionatin e tyre në Kupën e Botës kundër Holandës.

Kjo pasohet nga ndeshjet e Grupit A kundër nikoqirit, Katarit më 25 nëntor dhe Ekuadorit më 29 nëntor.

Mane ishte vendimtar në fitoren e parë të Senegalit në AFCON në shkurt, pasi ai shënoi penalltinë fituese teksa kombëtarja e tij mposhti Egjiptin përmes penalltive në finale.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Pastrimi i fytyrës me ujë të ftohtë mirë apo keq

Story i radhës

Deputeti Rexhepi me porosi për deputetët e VMRO: Edhe unë votova kundër bindjeve të partisë

Të fundit nga