lende eksplozive dhe arme zjarri ne banese arrestohet 57 vjecari ne vlore policia dyshohet se i fshihte per llogari te organizatave kriminale 67dbf5fac814e

Lëndë eksplozive dhe armë zjarri në banesë, arrestohet 57-vjeçari në Vlorë, policia: Dyshohet se i fshihte për llogari të organizatave kriminale

March 20, 2025
1 minut lexim

57-vjeçari Xhevair Sinanaj është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi posedonte dhe mbante të fshehura armë dhe lëndë eksplozive.

Gjatë kontrollit të ushtruar pranë banesës së tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 armë zjarri, të fshehura në një çantë dhe një sasi lëndë eksplozive plastike, e ndarë në 10 kallëpe, gati për përdorim.

Blutë njoftojnë se dyshohet që 54-vjeçari i mbante armët të fshehura për llogari të organizatave kriminale.

Vlorë

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Vlorë, operacioni policor i koduar “Explosion”.

Falë inteligjencës policore dhe ndërhyrjes operacionale, bëhet e mundur sekuestrimi i 3 armëve zjarri dhe një sasie lënde eksplozive plastike të ndarë në 10 kallëpe.

Vihet në pranga një 57-vjeçar, i cili posedonte dhe mbante të fshehura armët dhe eksplozivin, dyshohet për llogari të grupeve kriminale.

Bazuar në të dhënat e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e specializuara të DVP Vlorë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Explosion”, duke goditur një rast të armëmbajtjes pa leje dhe posedimit të lëndëve eksplozive.

Gjatë operacionit, në fshatin Gorrisht, Selenicë, lagjja Rexhepaj, u arrestua në flagrancë shtetasi Xhevair Sinanaj,, 57 vjeç, banues në këtë zonë.

Gjatë kontrollit të ushtruar pranë banesës së tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

•3 armë zjarri, të fshehura në një çantë.

•Një sasi lëndë eksplozive plastike, e ndarë në 10 kallëpe, gati për përdorim.

Nga hetimet rezulton se këto armë dhe lëndë eksplozive plastike dyshohen se mbaheshin të fshehura nga 57-vjeçari për llogari të grupeve kriminale, me qëllim përdorimin në aktivitete të paligjshme.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

shkarkimi i drejtorit te spitalit te kumanoves sinjal qe llogaridhenia po behet detyrim 67dbefe9e1e85
Story i mëparshëm

Shkarkimi i drejtorit të Spitalit të Kumanovës sinjal që llogaridhënia po bëhet detyrim!

barduani takon zyrtarin ushtarak nga finlanda flasin per sigurine ne kosove e stabilitetin rajonal 67dbfef77efb4
Story i radhës

Barduani takon zyrtarin ushtarak nga Finlanda, flasin për sigurinë në Kosovë e stabilitetin rajonal

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë