Leksioni i Bujar Osmanit për ndjeshmërinë ndërfqinjësore dhe guximi i Abdurahman Alitit

October 28, 2022
min lexim

Politika shpesh është shfryrje ose ekzaltim nga fjalët e mëdha dhe premtimet pa kufi. Por, se duhet pasur kujdes në fjalë dhe veprime, këtë e demonstroi ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani. Se përse nga përfaqësuesit e shtetit nuk do të marrë pjesë në hapjen e klubit maqedonas “Kërste Misirkov”(“i ndaluari lëjuar”) këtë të diele (30 tetor) në Bllagoevrgrad, ministri për BTV-në bullgare kishte deklaruar se së pari duhet të shihet kush qëndron prapa hapjes së këtij klubi atje, por dhe kush qëndron prapa klubeve bullgare në disa qytete të Maqedonisë së Veriut.

Sipas ministrit Osmani, duhet pasur kujdes për ndjeshmërinë e marrëdhënieve bilaterale dhe të shihet nëse vërtet ka dashamirësi në to, apo janë pjesë e agjendave të huaja. Sigurisht, e ka fjalën për atë lloj agjende që e dëmton procesin e thellimit të marrëdhënieve midis dy vendeve, pra, që është në dëm të të dy vendeve.

Nuk ka informacione të sakta se cili është motivi dhe qëllimi i klubeve bullgare, por vetë fakti se ato u pagëzuan me emra figurash problematike, lë hapësirë për të dyshuar. Në anën tjetër, themelimi “ekspres” i klubit maqedonas në Bllgagoevgrad, ishte një lloj përgjigje për “provokimet bullgare”. Edhe klubet bullgare, edhe ai maqedonas, nëse kanë pasur qëllim të provokojnë, ia kanë arritur qëllimit: u përshkuan me shumë proteste dhe madje incidente, kurse ai në Bllagoevrgdrad u bë temë mediatike për shkak të vendimit politik për të mos e regjistruar nga ana e Këshillit të komunës dhe kunder tij tashmë kanë paralajmëruar protesta ithtarë të VMRO-së bullgare dhe tifozët e klubit “Pirin”. Pastaj “episoda e dytë” në stilin u ndalua, s’u ndalua, vetëm e pasuron mozaikun.

Në një shoqëri demokratike, liria e organizimit qytetar është e drejtë e garantuar me kushtetutë, por dhe e drejtë universale nga shumë dokumente ndërkombëtare, të cilat i kanë nënshkruar shumica e vendeve të botës. Mirëpo, gjithherë mund të ketë hapësirë për manipulim dhe keqpërdorim nga kushdo. Klubet bullgare, e shfrytëzuan pikërisht këtë hapësirë dhe me krijimin e tyre me emrat e Car Borisit, Vanço Mihajllovit, Carit Ferdinand…, sikur nuk e kishin qëllim identifikimin dhe kultivimin e vlerave kulturore bullgare, por të krijojnë raste që do të nxisin reagime. Në Bullgari prej moti ka ekzistuar një formë organizimi e maqedonasve, por gjithnjë e akuzuar si krijim i shërbimeve jugosllave. Kur i ndjeri Abduraman Aliti ishte ambasador në Sofje, ishte diplomati i parë i Maqedonisë që vizitoi pjesëtarë të pakicës maaqedonase dhe për këtë pat marrë shumë vlerësime pozitive, madje duke e quajtur si ambasadorin më të mirë që ka pasë Maqedonia ndonjëherë në Sofje. Tash mund të jetë një situatë tjetër kur qarqe të caktuara bullgare konsiderojnë se nuk ka fare pakicë maqedonase! OMO Ilinden, herë si organizatë, herë si parti politike, ka pretenduar se ka rreth 10 mijë qytetarë që deklarohen si maqedonas në rajonin e Bllagoevgradit.

Kujdesi i Bujar Osmanit është i arsyeshëm, sepse frika ose kujdesi ruan vreshtën. Në dritën e marrëdhënieve të mira, nuk do të duhej të ishte problem organizimi në klube kulturore në cilindo shtet, po të mos ishin ata që kanë qasje ekstreme ndaj çështjeve. Me fjalë të tjera, ministri nuk dëshiron të bëhet viktimë e diskursit emotiv që mund ta nxisin qarqe të caktuara në të dy vendet, por të punohet në thellimin e marrëdhënieve të sinqerta midis vendeve.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Fazliu në çerekfinale të Kampionatit Evropian U23

Story i radhës

Spasovski: Rasti i Bozhinovskit është prioritet, po shikohen pamjet nga kamerat e sigurisë

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë