Peja nuk është në finale, eliminohet në seri të fitoreve me 3:1 nga Trepça e Mitrovicës.
Basketbollistit të Pejës, Daniel Lekndreaj, i vjen keq që nuk e arritën finalen e madhe të play-off-it të Superligës së Kosovës.
“Ishte një sezon me të mirat dhe problemet e veta, ku u mundova te jap gjithçka nga vetja dhe nuk u kurseva ne asnjë ndeshje!
Ndjej keqardhje që nuk arrita ta mbyll në mënyrën e duhur për arsye të një lëndimi, por jam shumë falënderues dhe mirënjohës për të gjithë ju që më keni mbështetur në çdo moment!
Falënderim i veçantë për motivin dhe zemrën e ekipit – Shqiponjat!”, ka shkruar Lekndreaj në profilin e tij në facebook.