Lekaj-Muratit: Unë i kam mashtruar qytetarët e mi në Gjakovë, ju më keni mashtruar mua

November 4, 2022
1 minut lexim

Gjatë Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere ka pasur një mosmarrëveshje midis ministrit Murati dhe Pal Lekaj.

Anëtari i komisionit, Palë Lekaj deklaroi se ka mospërfshirje të rritjes së pagave në këtë buxhet, duke i thënë ministrit Murati se ” Ju më keni mashtruar mua”.

“Çfarë mund të vëresh është mospërfshirja e ngritjes së pagave që jeni zotuar dhe në këtë buxhet fare nuk ekziston. Po ashtu, rritja e pensioneve që keni premtuar dhe nuk është e projektuar në buxhet. A mendoni që viti 2022 ka qenë dështim total i shpenzueshmërisë së parasë publike për investime kapitale, ku sipas informacioneve që kemi janë diku 600 milionë projekte që nuk janë implementuar. Po e citoj një amendament timin që e kam pasur vitin e kaluar, ka qenë iniciues për 150 mijë euro dhe jemi dakorduar, por sot e kësaj dite nuk është implementuar.
“Unë i kam mashtruar qytetarët e mi në Gjakovë, ju më keni mashtruar mua. Dhe kjo nëse ndodhë prapë kështu mendoj që si ministër nuk guxoni që të jepni premtime”
, ka deklaruar Lekaj.

Ndërsa, Murati deklaroi se nuk është faji i tyre pse këto projekte nuk po implementohen.

“Një pjesë e madhe e projekteve infrastrukturore kanë ngecur” tha Murati.

“Në Ministrinë e Financave nuk ka qenë, mund të jetë në Ministrinë e Infrastrukturës, tani siç jeni në dijeni një pjesë e madhe e projekteve infrastrukturore kanë ngecur, jo për shkak të mungesës së vullnetit nga ana e qeverisë, por kryesisht për shkak të rritjes së çmimit dhe refuzimit të punë kryerësve për t’i kryer punët. Kjo ndodhë edhe në komunat ku menaxhoni ju opozita. Dhe këtu nuk po fajësohet askush, vetëm se po llogaris të pasinqertë dhe të padrejtë, pra kur kemi të bëjmë me një fenomen global e në anën tjetër shigjeta drejtohet kah qeveria thua se ne nuk paskemi vullnet që të ekzekutojmë ato projekte kapitale”, ka deklaruar Murati.

Më tej, ministri para anëtarëve të Komisionit parlamentar për Buxhet theksoi se nuk presin që të ketë suficit këtë vit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

A do të largohet Rashford nga Manchester United?

Story i radhës

Borrell konfirmon: Kosova dhe Serbia kanë pranuar një plan të ri për dialogun

Të fundit nga

Zhegrova kërkohet me ngulm në Serie A

Juventus dhe Roma janë dy klubet që kanë shfaqur interes më të lartë për të transferuar sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës që aktivizohet te Lille, Edon Zhegrovën. Sipas raportimeve të medieve italiane
ShkoLartë