Lekaj, Kamberi, Kryeziu e Abedini pësojnë me ekip humbje të thellë nga Baseli i Xhakës

1 minut lexim

Baseli ka shënuar fitore të thellë me rezultat 3:1 ndaj Winterthurit, në ndeshjen e javës së 13-të të Kampionatit të Zvicrës. 

Kapiteni Granit Lekaj e Florian Kamberi, u paraqitën titullarë për Winterthur.

Kamberi u zëvendësua në minutën e 59-të dhe Hekuran Kryeziu u aktivizua në minutën e 59-të dhe Eris Abedini në atë të 70-tën.

Futbollisti Taulant Xhaka u paraqit për Baselin dhe u zëvendësua në minutën e 54-të.

Coman (2′ e 8′) dhe Fink (58′) shënuan për Baselin dhe Seiler (90+1’) për Winterthurin.

Baseli zë vendin e 4-të me 17 pikë dhe Winthertur është i nënti me 12 sosh.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sulmet masive ruse lënë miliona ukrainas pa rrymë

Story i radhës

Qeveria shkarkohet nga përgjegjësia, drafti: Ulen gjobat për nëpunësit që nuk japin informacion

Të fundit nga