Lejuan ndërtimet pa leje në Sarandë, shpallen në kërkim dy vartësit e kryeinspektores së IMT të arrestuar

February 28, 2022
1 minut lexim

Shpallen në kërkim dy inspektorë të IMT së Bashkisë Sarandë për lejimin e ndërtimeve pa leje.

Në kërkim është shpallur 30-vjeçari Martin Arapi dhe Nertion Jano 26 vjeç.

“Pasi janë siguruar prova ligjore në lidhje me ndërtimin e paligjshëm të një pallati 7 katesh ende të pa perfunduar por edhe disa shtesa pa leje, në disa pallate në ndërtim, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin Nr.21, datë 24.02.2022, ka vendosur për këta dy shtetas,  masat e sigurisë në mungesë  “Arrest në burg”, per veprën penale “Shpërdorimi i  detyrës”njofton policia.

Të dy këta shtetas dyshohet se me veprimet/mosveprimet e tyre kanë lejuar ndërtimet pa leje në zona të ndryshme në qytetin e Sarandës, në bashkëpunim me Kryeinspektoren e IMT  Romina Pulaj, e arrestuar me datë 21 shkurt për veprën penale “Shpërdorimi i  detyrës”,

Gjatë hetimeve të kryera u konstatua se Pulaj ka shpërdoruar detyrën, duke lejuar ndërtimin e një pallati 7 katësh, i cili rezulton se nuk kishte leje ndërtimi të lëshuar nga bashkia Sarandë.

Më kuadër të operacionit ‘Heshtja’ u shpall në kërkim pronari i objektit 7-katësh, Pando Papuçi.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lirim Kastrati së shpejti baba, por modelja kroate refuzon të martohet me të (FOTO LAJM)

Story i radhës

​64 pacientë me COVID-19 po trajtohen në ShSKUK

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë