Marco Rose, siç pritej, është zyrtarisht trajneri i RB Leipzigut. 45-vjeçari pason në këtë detyrë Domenico Tedescos, i shkarkuar së fundmi për shkak të rezultateve të dobëta.
Ish-trajneri i Salzburgut, Borussias së Mönchengladbachut dhe Borussias së Dortmundit ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2024 me “Demat e Kuq”.
Rose do të prezantohet zyrtarisht në një konferencë për shtyp sot dhe do të drejtojë seancën stërvitore, që do të zhvillohet pasdite.
Rose, për ironi të fatit, do të përballet me ish-klubet e tij Dortmund dhe Gladbach në dy ndeshjet e tij të para në krye.