Leipzigu me mungesa në transfertën bavareze

1 minut lexim

Tyler Adams do të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara për trajtim mjekësor deri në fund të javës.

Futbollisti i Leipzigut, i dëmtuar në ndeshjen kualifikuese të SHBA-ve kundër Kanadasë (0-2), do të mund të kthehet në stërvitje me klubin e tij javën e ardhshme.

Kjo do të thotë se 22-vjeçari do të mungojë në ndeshjen më të rëndësishme të fundjavës në Bundesligë, kundër Bayernit, në Mynih.

Nga ana tjetër, Amadou Haidara u është rikthyer stërvitjeve ekipore të mërkurën. Mesfushori 24-vjeçar fillimisht u stërvit individualisht të martën pas kthimit të tij nga Kupa e Kombeve të Afrikës (Mali u eliminua në fazë 1/16).

Marcel Halstenberg vazhdon të punojë individualisht për rikthimin e tij pas operacionit në gju. Plani i tij ishte në fakt të kthehej me ekipin në mes të janarit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Aktorja Maria Kondi reagon pas akuzave të Einxhel për vëllezërit Veshaj

Story i radhës

A do të ndryshojnë masat anti-COVID në Shqipëri?

Të fundit nga