Kina nuk e ka braktisur zyrtarisht “zero COVID”, i cili kërkon të gjurmojë dhe eliminojë të gjitha infeksionet, por hapat e saj të fundit duket se tregojnë se po e heq atë në të gjitha, përveç emrit. Partia Komuniste në pushtet e vlerëson politikën me kursimin e Kinës për numrin e madh të rasteve dhe vdekjeve që shihen në vende të tjera. Numri zyrtar i vdekjeve në Kinë është 5.235 që nga fillimi i pandemisë, kundrejt një numri prej 1.1 milionë në SHBA.
Kina e ka nisur zbatimin e një versioni më të lehtë të politikës së saj të rreptë “zero COVID” të enjten mes hapave për të rivendosur jetën normale, mirëpo edhe frikës për një shpërthim të mundshëm më të gjerë pasi të lehtësohen kontrollet.
Vendi ka raportuar 21.165 raste të reja të koronavirusit të enjten, megjithëse ishte e paqartë nëse numri i ulët pasqyronte më pak infeksione ose ulje të testimit.
Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë ka lëshuar rregulla të lehtësuara kundër pandemisë të mërkurën, duke përfshirë një lehtësim të bllokimeve dhe eliminimin e një kërkese që një test i fundit negativ COVID-19 të tregohet për të hyrë në shumicën e vendeve publike.
Komisioni ka njoftuar se ishte për shkak të “rezultateve pozitive” në luftimin e virusit dhe për shkak të njohjes se varianti aktual i Omicronit është më pak i rrezikshëm se versionet e mëparshme të virusit – fakt i përqafuar prej kohësh nga vendet e tjera që kanë rihapur shoqëritë e tyre.
“Puna e parandalimit dhe kontrollit të epidemisë në vendin tonë po përballet me situata dhe detyra të reja”, ka thënë zëdhënësi i komisionit Mi Feng. As Mi dhe as ekspertë të tjerë që u paraqitën me të në një konferencë të enjten nuk trajtuan mundësinë e një shpërthimi të ri pasi të lehtësohen kufizimet.
Relaksimi pason gjithashtu protestat në rrugë – më të mëdhatë në dekada – nga njerëz të ngopur me kontrollet drakoniane, të cilat janë fajësuar për pengimin e ekonomisë, përmbysjen e miliona jetëve dhe shkaktimin e vdekjes së disa njerëzve që refuzuan trajtimin spitalor për shkak se u mungonin rezultatet e duhura të testit.
“Ky është një trend i pashmangshëm. Ne duhet të largohemi herët a vonë dhe nuk mund t’u përmbahemi gjithmonë masave të mëparshme”, ka theksuar Xin Guijun, banor 70-vjeçar i Pekinit.
“Sidoqoftë, një gjë që dihet është se ne jemi këtu vetëm për të mbrojtur veten dhe ne duhet të kultivojmë vetëdijen tonë për mbrojtjen personale”, ka shtuar Xin për Associated Press.
Teksa relaksimi i masave dërgoi valë lehtësimi në shoqërinë kineze, mbetet shumë pasiguri dhe masa nuk u prit me brohoritje universale.
Dr. Anthony Fauci, eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA dhe një kritik i mbështetjes së Kinës në bllokime, ka theksuar se Kina rrezikoi të lëshojë një valë të re mutacionesh të virusit në botë nëse nuk “ngre dhe zbaton një fushatë vaksinimi proaktive”.
“Sa herë që keni një valë të madhe transmetimesh të një virusi, i jepni atij mundësi të mjaftueshme për të pësuar mutacione”, ka bërë të ditur Fauci të mërkurën në një ngjarje të organizuar nga gazeta “Financial Times”.
“Dhe kur i jepni një virusi mundësi të ndryshojë, kjo e lejon atë të formojë variante potencialisht të reja. Dhe sapo të merrni një variant krejt të ri, kjo mund të ketë një ndikim në pjesën tjetër të botës”, ka shpjeguar Fauci.
Fauci dhe zyrtarë të tjerë të huaj shëndetësorë i kanë kërkuar Pekinit të importojë vaksina perëndimore për COVID-19 të bazuara në teknologjinë mRNA, të konsideruara më efektive se vaksinat e inaktivizuara të zhvilluara nga Kina. Zyrtarët kinezë deri më tani kanë injoruar thirrje të tilla.
Ndryshimet e njoftuara të mërkurën përfshijnë një angazhim të ripërtërirë për të vaksinuar grupe e njerëzve më të ndjeshëm dhe të moshuarit, nivelet e imunizimit të të cilëve janë shumë më të ulëta se popullsia në tërësi. Kina ka administruar 3.4 miliardë doza për 1.4 miliardë njerëzit e saj, ose rreth 2.4 doza për person, duke treguar se një numër i madh nuk kanë marrë tre injeksionet e rekomanduara.
Vështirësitë e Kinës shtohen nga fakti se vetëm një numër i vogël njerëzish janë ekspozuar ndaj virusit nën “zero COVID”, duke i lënë shumicën pa antitrupa natyralë.
Në një editorial në njoftimin e së mërkurës, Agjencia zyrtare e Lajmeve Xinhua ka njoftuar se ndryshimet “u prezantuan bazuar në situatën e fundit epidemike dhe mutacionin e virusit për të përmirësuar epideminë në një mënyrë më të bazuar në shkencë dhe më në shënjestër”.
Xinhua theksoi nevojën për “t’i korrigjuar qasjet e tepërta të thjeshtuara ose të përshtatshme për të gjithë dhe hapat e tepërt të politikave, për të kundërshtuar dhe frenuar formalitetet e pakuptimta dhe burokratizmin”.
Kina nuk e ka braktisur zyrtarisht “zero COVID”, i cili kërkon të gjurmojë dhe eliminojë të gjitha infeksionet, por hapat e saj të fundit duket se tregojnë se po e heq atë në të gjitha, përveç emrit.
Partia Komuniste në pushtet e vlerëson politikën me kursimin e Kinës për numrin e madh të rasteve dhe vdekjeve që shihen në vende të tjera.
Numri zyrtar i vdekjeve në Kinë është 5.235 që nga fillimi i pandemisë, kundrejt një numri prej 1.1 milion në SHBA. /Koha.net/
Burimi: GAZETA.MK