Lehtësime në provimin e maturës shtetërore, nxënësit do t’i marrin pyetjet 4 javë para ditës së provimit

Për shkak ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë kohës së fundit në jetën arsimor enë vend, Ministria e Arsimit ka paralajmëruar lehtësime shtesë për dhënien e provimit të maturës shtetërore. Nga atje informuan se do të shpërndahen materialet për provimet interne dhe bazat e pyetjeve jo më vonë se 4 javë para provimit intern me numër pyetjesh 3 herë më të lartë se numri i pyetjeve në provim.

Universiteteve do t’u rekomandohet që provimi i parë ekstern të jetë përkatës  për të gjitha programet studimore  ndërsa  do të rekomandohet ndryshimi në raportin e pikëve ndërmjet provimeve eksterne dhe interne gjatë regjistrimit, në favor të atyre interne. Këto kërkesa ishin parashtruar nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme, të cilët zhvilluan takim me ministrin Jeton Shaqiri.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Prishtina apo Bashkimi?

Story i radhës

Studim: Personat që pinë kafe bëjnë më shumë lëvizje fizike, por flenë më pak

Të fundit nga