Legjendat “thumbojnë” Xhebrailat: Në vend se ta përkrahnin ekipin e tyre, gjuanin me gurë …

min lexim

Tifo-grupi “Legjendat” udhëtuan drejt Suharekës në fitoren e Llapit me rezultat 4:1 ndaj Ballkanit. 

Tifozët e Llapit i dhanë përkrahje skuadrës së tyre në Stadiumin e qytetit në Therandë.

“Legjendat” e Llapit dhe “Xhebrailat” e Ballkanit ka një kohë të gjatë që kanë raporte aspak të mira mes vete.

“Legjendat” kanë dalur me një reagim, me anë të cilit “thumbojnë” tifozët e Ballkanit për largimin e tyre nga stadiumi.

Reagimi i plotë nga “Legjendat”:

Legjendat udhëtuan në Suharekë, ku udhëtimi ishte pa ndonjë lajmërim, ishim vetëm një grup shokësh, nëngrupet tona 1932 e Road Soldiers, shumë komente nga Ultras Gurthyesit, ku për 90 minuta dhanë kontribut jashtë stadiumit me gur, në vend se ta përkrahin ekipin e tyre, ku pësuan debakël, dolën jashtë stadiumit dhe dëgjonin këngën tonë..

Pretenduan se dëshironin fight, siguri e madhe, se kapen një rekuizit tonën e atë e blen hedhnin video, nga Hollywodi haha.

Pretendonin për fight jashtë stadiumit, e në stadium ishin vetëm 2-4 polic, e 2 sigurima nëse në Podujevë do të ishte kështu, të gjithë e dim çfarë do të ndodhte.

Ne kënduam tërë ditën, ku festa u nis që nga Podujeva, ku u rikthyem me një fitore të madhe, dhe një rekuizit të mini-grupimit rival, ku ai djalosh nuk hezitoj ta jep rekuizitën, dhe nuk pat fight atë ditë.

Nje raportim i udhetimit ne nje katund te vogël, të Shqiperis.

Ndërsa ftesa lë t‘jetë publike për ta, për në Zahir Pajaziti.

Shihemi nesër 12:00 para stadiumit, ku mirëpresim SC Gjilanin.

Legjendat.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Familjet Spahiu-Krasniqi i japin fund hasmërisë

Story i radhës

Altin Goxhaj thirrje të veçantë shqiptarëve jashtë vendit: Ky ortek është vetëm fillimi, kthehuni të…

Të fundit nga