Tashme prej kohesh vemendja e gjithe botes eshte zhvendosur te konflikti mes Rusise dhe Ukraines duke shpresuar qe kjo “vater” te mbyllet sa me shpejt dhe te rivendoset paqja. Nderkohe qe cdo sektor i jetes vuan, edhe futbolli eshte prekur. Sic dihet, FIFA dhe UEFA u kanë bërë dalje klubeve dhe kombëtareve të Rusisë.
Kjo për shkak të ofensivës të ushtrisë së këtij vendi në Ukrainë. Gjithsesi në Rusi shpresojnë që vendimi i marrë të ndryshojë. Ashot Khachaturyants, presidenti i Premier Ligës Ruse, ka dalë në një konferencë për shtyp dhe është shprehur se po bisedohet që të hiqet pezullimi.
“Autoritetet po flasin me FIFA-n dhe UEFA-n për të lejuar që klubet dhe ekipi kombëtar të kthehen në garat ndërkombëtare. Në situatën që jemi gjithçka po ndryshon dhe nuk mund të them asgjë me siguri, por bisedimet vazhdojnë.
Unë me të vërtetë shpresoj që Dyukov (presidenti i Federatës Ruse të Futbollit) të mund të përfitojë nga marrëdhënia e hershme që ka me drejtuesit e FIFA dhe UEFA. Unë mendoj se ky faktor mund të jetë një avantazh për të lejuar Rusinë të kthehet që të marrë pjesë në garat ndërkombëtare”.
Nderkohe, Andriy Yarmolenko ka folur për ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2022 mes Ukrainës dhe Skocisë. “Tani është e vështirë të mendosh për futbollin. Kam lexuar diku se duan të na japin një biletë për Botërorin. Unë mendoj se kjo është e gabuar. Ne kemi krahë, këmbë, një fushë futbolli.
Ne duhet të vendosim gjithçka atje. Kushdo që është më i fortë e meriton të shkojë në Kupën e Botës”, tha mesfushori i West Ham. Kujtojmë se FIFA e shtyu ndeshjen ndërmjet Ukrainës dhe Skocisë për në qershor me shpresën se lufta do pushojë.