Legjenda Kujtim Shala: Gazetën ‘Bota sot” e kam për zemër 

min lexim

Legjenda e futbollit të Kosovës, Kujtim Shala, i pari futbollist shqiptar që veshi fanellën e kombëtares së Kroacisë pikërisht me 17 tetor të vitit 1990 në përballje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me fjalët më të mira për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ish futbollisti i Lirisë së Prizrenit, Partizanit të Beogradit, Prishtinës, Dinamos së Zagrebit dhe skuadrave elite gjermane e franceze, tha se “Bota sot” është gazetë që në mënyrë më të mirë pasqyron ngjarjet sportive.

“Uroj 27 vjetorin e gazetën kombëtare “Bota sot”, gazetë që më fle në shpirt dhe që e gjej veten aty.

Sidomos më fascinon kur shkruan me aq saktësi e profesionalizëm për periudhat e ndryshme sportive, veçmas kur shkruan për kohën e artë të viteve të 80-ta, brezi tonë të artë dhe e pasqyron me milimetër, duke njoftuar gjeneratën e sotme se futbolli dhe sporti në ato vite ka qenë në pikën më kulmore. “

Bota sot” shkruan për të gjitha sportet, për sportistët shqiptarë kudo që jetojnë e veprojnë duke paraqitur në kohë reale paraqitjet dhe të arriturat e tyre. Është gazetë që e pëlqej shumë dhe që shkruan për të gjitha gjeneratat. Është gazetë që e lexoj më kënaqësi dhe që më befason shumë herë me lajme fantastike nga sporti.

Uroj gjithmonë të vazhdoni me lajme të ndryshme sportive. Gazetën ‘Bota sot” e kam për zemër ”, uron legjenda Shala.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Robert Berisha dhe Laureta publikojnë tjetër imazh si çift nga pushimet e tyre në Turqi

Story i radhës

Moti i keq në orët e mbrëmjes në Dellçevë, qyteti pa rrymë dhe me shumë dëme

Të fundit nga