Futbollisti Xherdan Shaqiri luajti në krahun e djathtë kundër spanjollëve, ku me Zvicrën fituan me rezultat 2:1 në Zaragoza në kuadër të Ligës së Kombëeve, Divizioni A..
Legjenda e Kombëtares së Zvicrës, Ciriaco Sforza, e sheh më mirë atë në mes.
Sezoni ka përfunduar për Xherdan Shaqirin dhe ekipin e tij Chicago Fire. Klubi nuk e siguroi një vend në garat e play-off-it dhe ka vetëm dy ndeshje të tjera për të luajtur në fillim të tetorit. Pas kësaj, ylli i kombëtares ka rreth gjashtë javë pa gara deri në Kupën e Botës (nga 20 nëntori).
Legjenda e Zvicrës, Ciriaco Sforza e kupton se Shaqiri ka nevojë për pushime. “Është e rëndësishme që ai të jetë i sinqertë me veten,” thotë ai në “Blick Kick”. “Është në rregull nëse thotë se ka nevojë për pushime. Por më pas ai duhet të punojë dhe të stërvitet përsëri shumë”. Sforza është i sigurt se trajneri i Kombëtares Murat Yakin do të bëjë një plan me lojtarin e tij që ai të jetë në kohë për Botërorin.
“Shaqiri duhet të ketë një synim: të jetë një lojtar i madh në Botëror me Kombëtaren dhe të japë gjithçka”.
Çfarë pozicioni duhet të përdor Shaqiri në Katar? Ai luajti në krahun e djathtë kundër Spanjës dhe ka treguar se puna në mbrojtje nuk është pikërisht puna e tij.
Për Sforzën është e qartë se çdo lojtar duhet të jetë në gjendje të luajë në dy ose më shumë pozicione.
Në fund të fundit është se Sforza dëshiron atë që duan të gjithë tifozët e Kombëtares: “Se Shaqiri është i aftë për Kupën e Botës”.