​Legjenda e Brazilit grabitet në Paris përpara Lojërave Olimpike të 2024-ës

1 minut lexim

Ish-futbollisti brazilian Zico, 71 vjeçar, paraqiti një ankesë në policinë franceze të premten pasi iu vodh çanta e cila përmbante para, orë dhe bizhuteri diamanti.

Ish-sulmuesi i Flamengos, i cili u shfaq në tre Kupa Botërore, ishte në tranzit në momentin e vjedhjes dhe kishte lënë dritaren e makinës së tij të hapur.

E përditshmja “Parisien” raportoi se mallrat e humbura të Zicos ishin me vlerë 500,000 euro (542,000 dollarë), ndërsa disa burime thonë se kjo shumë ishte shumë e ekzagjeruar.

Legjenda e Brazilit është në Paris si mysafir i ekipit olimpik brazilian ndërsa Lojërat e vitit 2024 po zhvillohen këtë fundjavë.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

​Trump hedh poshtë pohimet e drejtorit të FBI: Lëndimi në vesh u shkaktua nga plumbi

Story i radhës

“Çfarë gushti na pret!”-Arbana Osmani në pushime me familjen/ Ja fotot e publikuara

Të fundit nga