ledion lico surprizohet ne finale mesazhe prekese nga familja e tij moderatori ju jam perjetesisht falenderues 69e46af79d18c

Ledion Liço surprizohet në finale, mesazhe prekëse nga familja e tij, moderatori: Ju jam përjetësisht falënderues

April 19, 2026
1 minut lexim

Finalja e madhe ka rezervuar një tjetër moment të veçantë, këtë herë për moderatorin Ledion Liço, i cili është surprizuar në mënyrë të papritur gjatë spektaklit.

Atij iu kërkua të shikonte në ekran, ku u transmetua një video me mesazhe nga familja e tij.

Mesazhi nisi me nënën e tij, e cila u shpreh krenare për rrugëtimin dhe sfidat që ai ka përballuar.

“Për mua suksesi yt nuk matet me atë që ke arritur, por me mënyrën si sillesh dhe si respekton të tjerët dhe si nuk heq dorë”, tha ajo.

Më pas, edhe djemtë e Ledionit dërguan një mesazh të ngrohtë, duke treguar se sa shumë krenarë janë për babain e tyre. Nuk mungoi as një përshëndetje nga vajza e tij e vogël, e cila me ëmbëlsi tregoi se i kishte vizatuar një ylber.

Ky moment preku jo vetëm Ledionin, por edhe publikun në studio, i cili u ngrit në këmbë duke brohoritur emrin e tij: “Ledioni, Ledioni”.

I emocionuar, Ledioni kërkoi nga të pranishmit të uleshin, duke reaguar me modesti ndaj këtij vlerësimi: “Uluni ju lutem se unë nuk meritoj as një të 100-ën e kësaj që ndodh. Ju jam përjetësisht falënderues. Nuk jam fort i bindur që meritoj asgjë nga këto që kam dhe nuk jam fort i bindur që unë dhe shumë nga të gjithë këta meritojmë Sara Hoxhën”, u shpreh ai.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mateo takon babain ne studio ishe dardani i asaj shtepie dasmen e madhe do e bejme te porta e kalase 69e432bbaf013
Lajmi i mëparshëm

Mateo takon babain në studio: Ishe dardani i asaj shtëpie, dasmën e madhe do e bëjmë te porta e kalasë

gjate 24 oreve te fundit tre denoncime per dhune familjare kater persona ne bisede zyrtare 69e48e94afab2
Lajmi i radhës

Gjatë 24 orëve të fundit, tre denoncime për dhunë familjare, katër persona në bisedë zyrtare

Të fundit nga

Efi flet hapur për presionin pas të 30-ave

Efi Dhedhes ka nxitur diskutime të shumta në rrjet pas një deklarate të bërë së fundmi në një intervistë, ku foli hapur për presionin që gratë përjetojnë lidhur me martesën dhe krijimin
ShkoLartë