gjate 24 oreve te fundit tre denoncime per dhune familjare kater persona ne bisede zyrtare 69e48e94afab2

Gjatë 24 orëve të fundit, tre denoncime për dhunë familjare, katër persona në bisedë zyrtare

April 19, 2026
min lexim
DHUNE

Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) informoi se gjatë 24 orëve të fundit janë privuar nga liria tre persona, ndërsa me katër të tjerë janë zhvilluar biseda zyrtare për dhunë familjare.

“Më 17.04.2026 në orën 06:35 në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria M.Zh. (22) nga Shkupi, duke vepruar sipas kallëzimit paraprak se rreth orës 05:30 para një ndërtese banimi në zonën e Kisella Vodës, si dhe gjatë disa ditëve të kaluara, i kishte bërë kërcënime babait të tij 64-vjeçar, duke përdorur edhe thikë. Gjatë kontrollit, tek ai është gjetur thika, si dhe thërrmuese me mbetje marihuane”, njoftuan nga MPB.

“Më 18.04.2026 në ora 00:40 në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria M.P. (44) nga Shkupi, duke vepruar sipas kallëzimit paraprak se më 16.04.2026 rreth orës 19:30 në zonën e Karposhit, ajo i kishte bërë kërcënime ish-bashkëshortit të saj 64-vjeçar dhe fëmijëve të tyre. Sipas kallëzimit, ai kishte qenë për një periudhë të gjatë viktimë e dhunës psikike dhe fizike nga ana e saj. Gjatë kontrollit tek ajo është gjetur dhe sekuestruar substancë pluhurore e bardhë”.

“Më 17.04.2026 në ora 18:00 në SPB Shkup, një grua 42-vjeçare ka raportuar se më 16.04.2026 rreth orës 22:00, në shtëpinë familjare në zonën e Shuto Orizarës, ishte sulmuar fizikisht nga vëllai i saj R.M. (40). Nëpunës policorë nga Stacioni Policor Kisella Vodë kanë zhvilluar bisedë zyrtare me të denoncuarin.

Më 17.04.2026 në ora 18:30 në SPB Shkup, një burrë 76-vjeçar nga Shkupi ka raportuar se më 16.04.2026 rreth orës 22:30, në shtëpinë familjare në zonën e Draçevës, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, ishte sulmuar fizikisht nga djali i tij 50-vjeçar G.P. dhe vajza e tij 46-vjeçare S.P.. Sipas kallëzimit, ai kishte qenë më parë viktimë e dhunës psikike dhe fizike, por nuk e kishte raportuar. Pas marrjes së masave, në orën 20:20 nëpunës policorë nga Stacioni Policor Kisella Vodë kanë zhvilluar bisedë zyrtare me djalin dhe vajzën”, njoftoi MPB.

Më 18.04.2026 në orën 01:30 në SPB Ohër është zhvilluar bisedë zyrtare me V.S. (46) nga Ohri, duke vepruar sipas një kallëzimi paraprak nga ish-bashkëshortja e tij 39-vjeçare, e cila ka raportuar se kohët e fundit ai e kishte sulmuar fizikisht djalin e tyre të mitur gjatë fundjavave kur qëndronte tek ai, në përputhje me vendimin e Qendrës për Punë Sociale Ohër. Sipas kallëzimit, rasti i fundit kishte ndodhur më 17.04.2026 rreth orës 22:00.

Ndërsa më 17.04.2026 në ora 20:15, nëpunës policorë nga Njësia Policore Gallatë e kanë privuar nga liria E.M. nga një fshat i rajonit të Gostivarit, duke vepruar sipas kallëzimeve paraprake se i kishte drejtuar kërcënime ish-partneres së tij 35-vjeçare dhe familjes së saj.

MPB informoi se po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve dhe, pas dokumentimit të plotë, ndaj autorëve do të parashtrohenk kallëzime përkatëse./Alsat.mk.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ledion lico surprizohet ne finale mesazhe prekese nga familja e tij moderatori ju jam perjetesisht falenderues 69e46af79d18c
Lajmi i mëparshëm

Ledion Liço surprizohet në finale, mesazhe prekëse nga familja e tij, moderatori: Ju jam përjetësisht falënderues

hezbollahu paraqet 5 kushte per paqe pas armepushimit me izraelin 69e49fbe85c6a
Lajmi i radhës

Hezbollahu paraqet 5 kushte për paqe pas armëpushimit me Izraelin

Të fundit nga

ShkoLartë