mateo takon babain ne studio ishe dardani i asaj shtepie dasmen e madhe do e bejme te porta e kalase 69e432bbaf013

Mateo takon babain në studio: Ishe dardani i asaj shtëpie, dasmën e madhe do e bëjmë te porta e kalasë

April 19, 2026
1 minut lexim

Finalisti, Mateo, ka përjetuar një nga momentet më të forta të mbrëmjes finale, teksa ka dalë për disa çaste nga shtëpia dhe është futur në studio, ku e ka pritur një surprizë e papritur dhe tepër emocionale.

Aty, ai është takuar për herë të parë gjatë spektaklit me babain e tij, i cili nuk kishte dijeni për pjesëmarrjen e të birit në Big Brother VIP Albania.

Gjatë këtij takimi prekës, babai i Mateos i është drejtuar me fjalë të ndjera dhe krenarie për rrugëtimin e tij.

“Ishe dardani i asaj shtëpie. Ke një shpirt luftarak brenda vetes. Je shumë i duruar me ato ofendimet që të kanë bërë. Ofendimet e Mirit, Rogertit për motrën. Por rri trim siç të ka thënë babai. Duhet të bësh një falënderim për të gjithë popullin që të ka mbështetur. Erdhe këtu, ke gjetur dashurinë tënde. Jemi krenarë. Një falënderim për të dy opinionistët dhe Ledionin. I them Arbrit që dasmën e madhe të Mateos do e bëjmë te porta e madhe e kalasë”, tha ai.

Pas këtij momenti emocional, Mateo ka përjetuar edhe një tjetër surprizë, duke takuar Brikenën në studio, duke e bërë natën e tij finale edhe më të veçantë dhe plot emocione.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

pastrimi i parave kadastra duhet te raportoje tek agjencia e inteligjences financiare cdo kontrate mbi 6 mln leke 69e431215e9e4
Lajmi i mëparshëm

Pastrimi i parave, Kadastra duhet të raportojë tek Agjencia e Inteligjencës Financiare çdo kontratë mbi 6 mln lekë

ledion lico surprizohet ne finale mesazhe prekese nga familja e tij moderatori ju jam perjetesisht falenderues 69e46af79d18c
Lajmi i radhës

Ledion Liço surprizohet në finale, mesazhe prekëse nga familja e tij, moderatori: Ju jam përjetësisht falënderues

Të fundit nga

Efi flet hapur për presionin pas të 30-ave

Efi Dhedhes ka nxitur diskutime të shumta në rrjet pas një deklarate të bërë së fundmi në një intervistë, ku foli hapur për presionin që gratë përjetojnë lidhur me martesën dhe krijimin
ShkoLartë