Ledion Liço dhe Sara Hoxha sapo na ëmbëlsuan me këto foto

1 minut lexim

Ledion Liço, moderatori i Big Brother Vip, ka filluar të jetë shumë aktiv në rrjetet sociale.

Që nga fillimi i formatit ai ndan thuajse rregullisht momente nga përditshmëria  me ndjekësit e tij.

Mëngjesin e sotëm në Instagram moderatori ka postuar një foto shumë të ëmbël me Sarën së bashku me një nga djemtë dhe vajzën e tij të vogël me shkrimin “Mirëmëngjes”, të shoqëruar edhe me një zemër të kuqe.

Dyshja simpatike duken  të bukur dhe të lumtur ndërsa në mesin e tyre qëndrojnë fëmijët. Edhe komentet e bëra nga fansat janë pozitive dhe me shumë dashuri.

Story i mëparshëm

Vrasja e 14-vjeçarit nga Prilepi, ndalohen dy persona

Story i radhës

Ravanelli: Për shijet e mia, Napoli i Spalletit ishte më i mirë se ky Inter

Të fundit nga