leao derbi ne kupen e italise ndaj interit mund ta ndryshoje sezonin tone 6806867813d09

Leao: Derbi në Kupën e Italisë ndaj Interit mund ta ndryshojë sezonin tonë

April 21, 2025
1 minut lexim

Rafael Leao ka pranuar se nuk ka asnjë shpjegim për vështirësitë e Milanit pas humbjes ndaj Atalantas, por gjysmëfinalja e Kupës së Italisë ndaj Interit është një mundësi e fundit për të ndryshuar këtë sezon. 

Shanset e ‘Rossonerëve’ për t’u kualifikuar në Evropë përmes Serie A kanë marrë fund praktikisht pas disfatës ndaj Atalantas me rezultat 1-0. 

“Është e vështirë të japësh një shpjegim. Çfarë mund të them është se që nga dita kur erdhi Sergio Conceicao, ne kemi qenë në gjendje që të luftojmë më shpesh dhe të rikthejmë ndeshje ku ishim duke humbur”. 

“Trajneri na ka sjellë këtë vendosmëri. Ka ditë, kur ne luajmë mirë dhe nuk fitojmë, ndërsa të tjerët luajnë keq dhe fitojnë. Nuk kam shpjegim për këtë”. 

Tani e vetmja shpresë që ka Milani për ta shpëtuar këtë sezon është Kupa e Italisë, pasi nëse e fitojën atë trofe ata do të kualifikoheshin në Ligën e Evropës. 

Ndeshja e parë gjysmëfinale ndaj Interit përfundoi baras 1-1, kështu që gjithçka do të vendoset ditën e mërkurë. 

“Ne duhet të japim maksimumin tonë për të fituar dhe të arrijmë finalen, t’i bëjmë tifozët tanë të lumtur”. 

“Jo vetëm ata, por edhe ne kemi nevojë për gëzim gjithashtu, sepse ka qenë një sezon shumë i vështirë. Ky është një derbi, nuk ke çfarë të thuash më shumë”. 

“Ne duhet ta nisim me vendosmërinë e duhur për të fituar dhe ta fusim në kokat tona se ne mund ta marrim këtë trofe”, ka thënë Leao.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

murati zhbllokimi i situates ne dore te opozites 680682f44d14f
Story i mëparshëm

Murati: Zhbllokimi i situatës në dorë të opozitës

apollo 16 misioni qe pergenjeshtroi shume teori mbi henen 680687a16ee15
Story i radhës

Apollo 16, misioni që përgënjeshtroi shumë teori mbi Hënën

Të fundit nga

ShkoLartë