“Le të vëmë bast kush do fitojë, Rama apo Dumani?”, Lubonja sfidon Bashën, ja si i përgjigjet kreu i PD-së

April 18, 2024
1 minut lexim

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në një emision televiziv, “vuri” një bast me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në lidhje me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.

Lubonja: Duke marrë parasysh çfarë kemi parë, mund të vija bast duke marrë parasysh Dumanin, meqë mbështetet nga amerikanët. Vërtetë mund të bëhet aq rrezik. Nesër mund të mos jetë atyre. Mund ta hajë një intrigë politike. Midis pritshmërisë që ai të bëjë ndonjë gjë edhe kundra Ramës dhe prishmërisë se Rama mund ta ‘hajë’ atë, le të vëmë bast sot se kush do të fitojë nëse situata janë këto që janë sot. Se si një politikan nuk ka dyshime dhe e mbështet SPAK-un në këtë mënyrë, kjo nuk qëndron. 

Basha: Kur flasim për pritshmëri, flasim për pritshmëri. Sa do të presim, shpresa ime është që nuk do të presim gjatë. Do e mbështetës apo t’i fusim stërkëmbësin nëse ke interesa personale. Do ta mbështesim. Kjo nuk përjashton rezervat. Rama përfshirë edhe këta dy të tjerët.

Lubonja: Lëri këta se po futen në burg. Kjo që këta janë bashkë nuk e ha njeri.

Basha: Sigurisht do e mbështetësh duke ecur përpara. Nuk duhet të ketë mesazhe shkurajuese. Rama përpiqet të influencojë, Veliaj përpiqet të influencojë. Nuk e vë bastin unë sepse shqetësimi më i madh është kjo që thua ti. Krimi i organizuar shqiptar, pushteti i sotëm politik që është shkrirë me interesat e krimit të organizuar që është më i pasur se para 11 vitesh përbëjnë një rrezik fizik dhe politik edhe për SPAK-un. Duhet një qeveri që nuk është kjo të futet në një luftë ndiq paranë për të luftuar krimin dhe korrupsionin. A duhet mbështetur e vetmja strukturë apo duke i shtyrë fitila, pa dyshim që duhet mbështetur dhe pikë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Duhet t’i mbajmë të rinjtë në vend” – thotë Arben Taravari dhe tregon se si do ta bëjë këtë

Story i radhës

Jeni nervozë, keni shpërthime emocionale dhe qani më shumë se zakonisht? Fajtori mund të jetë mërkuri në prapavijë

Të fundit nga

ShkoLartë