le te hane buke kryeministri bleu bagete ne 1 maj shperthen indinjata ne france 69f65240a2f54

“Le të hanë bukë..”, kryeministri bleu bagetë në 1 maj, shpërthen indinjata në Francë

May 2, 2026
1 minut lexim

Bleu bukë në 1 maj, dhe kaq u desh që sindikatat në mbarë Francën të flisnin për një skandal të vërtetë, të shkaktuar sipas tyre nga kryeministri Sebastien Lecornu.

Lecornu u shfaq i buzëqeshur teksa porosiste disa bageta në një furrë lokale, në prani të gazetarëve, dhe lajmi u përhap shpejt në mediat franceze, por po kaq shpejt, shpërthyen edhe polemikat.

Arsyeja e pakënaqësisë lidhet me faktin se furra ishte e hapur gjatë festës, ndërkohë që sindikatat mbrojnë që të gjithë punëtorët të kenë pushim në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve. Sipas ligjeve në fuqi në Francë, në 1 maj punojnë vetëm spitalet dhe shërbimet thelbësore, e punonjësit e tyre paguhen dyfish për ditën e punës.

Statusi i furreve dhe bizneseve të tjera shërbyese mbetet i paqartë, ndaj qeveria e Lecornut po shqyrton një përjashtim ligjor për këto aktivitete. Sindikatat kundërshtojnë këtë nismë. Marylise Léon, sekretarja e përgjithshme e sindikatës më të madhe në Francë, e kritikoi kryeministrin, duke e cilësuar vizitën e tij si “teatër politik”.

“Politikanët që vizitojnë furra janë një spektakël që nuk na duhet. Duhet të tregojmë si duket jeta reale e një bukëpjekësi,” tha ajo.  Me lëvizjen e tij, Lecornu po përpiqej të promovonte një projekt-ligj të ri për të përjashtuar qartë dyqanet e pavarura të bukës dhe luleve nga detyrimi për pushim në Ditën e Punëtoëve.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mati destinacioni i duhur per nje fundjave ndryshe 69f651f01052c
Lajmi i mëparshëm

Mati, destinacioni i duhur për një fundjavë ndryshe

teuta dhe adonisi te ndare prej dy vitesh ai tashme ne lidhje te re 69f653a340f31
Lajmi i radhës

Teuta dhe Adonisi të ndarë prej dy vitesh, ai tashmë në lidhje të re

Të fundit nga

Mati, destinacioni i duhur për një fundjavë ndryshe

Vetëm një orë larg Tiranës, Mati u shndërrua këtë fundjavë në destinacionin kryesor për shumë qytetarë që zgjodhën të kalonin dy ditë ndryshe.  Prodhues të zonës, përpunues të produkteve bujqësore dhe blegtorale,
ShkoLartë