Le Pen: Turqia bëri përpjekje të rëndësishme diplomatike për paqe në Ukrainë

May 21, 2022
min lexim

Liderja e ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen, e cila ishte kandidate për presidente në zgjedhjet e fundit tha se Turqia bëri përpjekje të rëndësishme diplomatike për paqe në luftën Rusi-Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë të transmetuar në kanalin lokal BFMTV, Le Pen foli për çështjet kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshirë dërgimin e armëve nga Franca në Ukrainë dhe zgjedhjet e përgjithshme.

Duke theksuar se rruga e diplomacisë me presidentin rus, Vladimir Putin duhet të vazhdojë për përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë, Le Pen tha se Turqia bëri përpjekje të rëndësishme diplomatike për të siguruar paqen.

Le Pen tha se nëse nuk ka një emergjencë, ajo nuk do të kandidojë përsëri për presidente.

– Kritika e Le Pen për Macron

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë tha se tri javë pas zgjedhjeve presidenciale, presidenti Emmanuel Macron emëroi një kryeministër të ri dhe se francezët sot po përballen me probleme serioze të fuqisë blerëse, rritjen e çmimeve të naftës dhe “inflacion të dhimbshëm” dhe duke e përshkruar atë si “jo normale” përmendi mosformimin e kabinetit të ri.

E pyetur në lidhje me deklaratën e Macron se dërgesat e armëve në Ukrainë do të vazhdojnë të rriten, Le Pen tha: “Unë kam thënë që në fillim. Unë isha në favor të sigurimit të Ukrainës me të gjitha mjetet për t’u mbrojtur, por nëse Franca fillon të dërgojë armë vdekjeprurëse, rrezikon të shihet si partner në luftë”.

Ajo tha se vendet janë në favor të paqes ose luftës në arenën ndërkombëtare dhe se nuk ka asnjë opsion të tretë. “Unë nuk dua që sundimtarët tanë të na tërheqin në një luftë botërore të pavullnetshme”, tha Le Pen.

– Çështja e burkinit në Francë

Le Pen tha se Asambleja Kombëtare duhet të miratojë një ligj për burkinin, në lidhje me votimin e Këshillit Bashkiak të Grenobles në fillim të javës, i cili hapi rrugën që rroba plazhi (burkini) të lejohet që nga 1 qershori në pishinat publike të qytetit.

Ajo theksoi se rroba plazhi për gratë e mbuluara përbën një kërcënim për sekularizmin në Francë dhe pretendoi se është një tregues i “komunalizmit dhe separatizmit”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Robert Berisha flet për Adelina Ismailin: Ajo nuk ka mundur të dalë nga shtëpia pa sigurim sepse ka qenë yll

Story i radhës

Kadyrov: Mariupolin e pushtuam, radhën e ka Luhansku

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë