Përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të prirë nga sekretari i përgjithshëm Imri Ahmeti, kanë vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës ku prej aty kanë uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.
Ahmeti ka falënderuar edhe Bashkësinë Islame të Kosovës për rolin e saj që ka luajtur në të gjitha proceset që ka kaluar vendi.
“Shfrytëzoj rastin të gjithë qytetarëve të besimit islam t’ju uroj këtë festë me dëshirat dhe vullnetin për mirëqenie më të mirë të qytetarëve. Natyrisht falënderojmë shumë BIK-un, myftiun Tërnava dhe të gjitha strukturat për kontributin e jashtëzakonshëm për të gjitha proceset që po kalojmë si shoqëri”, deklaroi Ahmeti.
Ndryshe, besimtarët myslimane kremtimet për Kurban Bajram i kanë nisur që në orët e hershme të mëngjesit me faljen e namazit të sabahut e më pas edhe atë të Bajramit.