​LDK reagon pas tensioneve në veri: Koordinimi me miqtë tonë ndërkombëtarë është jetik

May 29, 2023
1 minut lexim

Lidhja Demokratike e Kosovës dënon sulmet e grupeve kriminale ndaj forcave të KFOR-it, gazetarëve dhe objekteve të institucioneve Kosovës në veri të vendit. Sipas LDK-së, institucionet e Kosovës nuk duhet të bëjnë asnjë veprim pa koordinim të ngushtë me aleatët ndërkombëtar.

Në reagimin e kësaj partie thuhet se sulmet e tilla të dhunshme dhe të paprovokuara nuk kanë vend në shtetet demokratike dhe duhet të ndalen menjëherë.

“Veprimet e matura politike janë të domosdoshme për të evituar çfarëdo përshkallëzimi të mëtutjeshëm të situatës e deri në shtensionimin e plotë të gjendjes, teksa institucionet e rendit dhe ligjit të sjellin të gjithë kryerësit e sulmeve të tilla para drejtësisë”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Sipas LDK-së, koordinimi i institucioneve të Kosovës me aleatët ndërkombëtar është jetik në këtë situatë.

Koordinimi me miqtë tonë ndërkombëtarë është jetik. Institucionet e Republikës së Kosovës duhet të sigurohen që asnjë veprim i mëtutjeshëm të mos bëhet pa koordinim të ngushtë me ta. Çdo moskoordinim mund t’i kushtoj pozicionit tonë politik dhe demokratik për paqe dhe stabilitet brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në reagim.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Besnik Mustafaj: Basha nuk ngjall shpresë, ja çfarë fshihet pas rikthimit të tij

Story i radhës

VOA/ Rusia lëshon urdhër-arresti për senatorin Graham pas komenteve për luftën në Ukrainë

Të fundit nga

Ministri i Jashtëm i Italisë vizitë në Kosovë

Ministri i Jashtëm Italian vjen për vizitë në Kosovë, takohet me misionin e KFOR-it Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani, ka ardhur në Kosovë. Kështu raporton faqja zyrtare e
ShkoLartë