LDK për Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut: Shënon gurthemelin e shtetësisë së Kosovës

July 2, 2024
1 minut lexim

Sot shënohet 34-vjetori i Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut.

LDK ka thënë se kjo deklaratë shënon gurthemelin e shtetësisë së Kosovës dhe ngjarjen e veçantë në rrugëtimin historik e politik drejt lirisë e pavarësisë.

Data 2 korrik e vitit 1990, shënon gurthemelin e shtetësisë së Kosovës, ngjarjen e veçantë të vendit në rrugëtimin historik e politik drejt lirisë e pavarësisë së Kosovës.

Nën rrethimin policor e ushtarak serb 114 delegatë, morën guximin ta shpallin Kosovën si njësi të pavarur dhe me të drejta të barabarta brenda federatës së asaj kohe. Si dhe rikonfirmuan vendosmërinë e paepur të popullit të Kosovës, për të qenë e pavarur dhe demokratike. Lëvizja gjithëpopullore e Kosovës, e prirë nga Presidenti Historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, unifikoi popullin rreth kësaj kauze, vuri bazat juridike e institucionale të shtetësisë si dhe fitoi përkrahjen e botës demokratike. Këto përpjekje epike u pasuan nga lufta e çlirimtare e popullit të Kosovës dhe ndërhyrja e NATO-së, të cilat sollën përfundimisht lirinë në Kosovë. Në këtë datë të rëndësishme, shprehim mirënjohjen tonë delegatëve të Kuvendit të 2 Korrikut, për guximin në atë kohë me kushte shumë të rënda, në artikulimin e vullnetit të popullit për liri dhe pavarësi. Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut, kujtohet si moment kthese i rrugëtimit të Kosovës për Kosovën shtet të pavarur e sovran, i integruar në NATO e BE, dhe në miqësi të përhershme me ShBA-të.”

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bazat amerikane në Evropë përgatiten për sulm të mundshëm terrorist

Story i radhës

LAMM: Në pikën kufitare “Bogorodicë” pritet rreth 40 minuta, në “Tabanoc” rreth 30 minuta

Të fundit nga

Kontratë e re për Messin

Siç qëndrojnë gjërat, viti 2025 do të jetë viti i fundit i Lionel Messit si një futbollist profesionist, megjithëse ka shumë shanse që ai të vazhdojë të luajë edhe në vitin 2026,
ShkoLartë