ldk ne krize te thelle geci me kritika te ashpra ndaj abdixhikut kerkon edhe doreheqjen e tij 67eeabd7b057c

“LDK në krizë të thellë”, Geci me kritika të ashpra ndaj Abdixhikut – kërkon edhe dorëheqjen e tij!

April 3, 2025
1 minut lexim

Halil Geci përmes një shkrimi në Facebook ka komentuar problematike brenda LDK-së dhe përçarjet që kanë ndodhur së fundi në këtë parti.

Ai përmes një postimi në Facebook kritikoi Lumir Abdixhikun dhe “rrethin e tij”, duke thënë se dështimi i lidershipit e ka sjellë në këtë krizë të thellë LDK-në.

“Nëse me të vërtetë doni një LDK të fortë, dorëhiquni—sepse elektorati nuk i beson më gënjeshtrat tuaja as rrethit tuaj!” – shkroi Geci, pëcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Abdixhiku dhe rrethi i tij – fundi i LDK-së

Mashtrimet, përçarjet dhe dështimet e një lidershipi që e la partinë në rrugë pa krye.

Është e vërtetë se LDK është në krizë të thellë, e rrënuar nga humbjet, përçarjet dhe skandalet, ndërsa ju, z. Abdixhiku, përpiqeni ta mbuloni me fjalë boshe dhe armiq imagjinarë. Lërini mashtrimet dhe kthehuni në realitet!

Pretendimi juaj për “hapje të madhe” është farsë, pasi largoni dhe linqoni figura kyçe, duke e bërë partinë më të dobët dhe më të përçarë. Kthehuni në realitet dhe hiqni dorë nga gënjeshtrat!

Z. Abdixhiku, nuk mund të fajësoni askënd tjetër për dështimet, sepse problemi kryesor i LDK-së jeni ju dhe mënyra se si e drejtoni partinë. Studioni gabimet dhe largohuni, sepse po e shkatërroni LDK-në!

Ani kur flisni për “rritje” dhe përpiqeni t’i hidhni hi syve elektoratit, faktet thonë ndryshe—LDK ka mbetur partia e tretë, dhe pa ndryshim të vërtetë, nuk do të ngjitet kurrë më lart. Lërini mashtrimet dhe pranoni realitetin!

Nëse me të vërtetë doni një LDK të fortë, dorëhiquni—sepse elektorati nuk i beson më gënjeshtrat tuaja as rrethit tuaj!

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

shtyhet per te premten masa e sigurise per bujar shegen truri financiar i bandes se suel celes 67eea235ad235
Story i mëparshëm

Shtyhet për të premten masa e sigurisë për Bujar Shegën, “truri” financiar i bandës së Suel Çelës

agim aliu vitrines se trofeve te kampioneve ne ferizaj iu shtua edhe kupa e kosoves 67eeaf55179b4
Story i radhës

Agim Aliu: Vitrinës së trofeve të kampionëve në Ferizaj iu shtua edhe Kupa e Kosovës

Të fundit nga

Roma barazon me Juventusin

Juventusi kthehet i pamposhtur nga Roma. Përballja e skuadrave të njohura italiane Roma – Juventus ka përfunduar baras (1:1), në takimin e javës së 31-të. Locatelli në minutën e 40-të kaloi në
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë