Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se LDK ka mbajtur një tubim në Vushtrri.
Abdixhiku ka thënë se ata kanë biseduar hapur me qytetarët atje.
Më tej, Abdixhiku ka thënë se qytetarët janë në kërkim të politikanëve që në vend të fjalëve u japin projekte të matshme.
Tutje, ai ka treguar edhe për modelin që LDK po e ofron për qytetarët.
Në fund, Abdixhiku ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen këtij rrugëtimi.
Këtu keni statusin e plotë:
“Në qytetin e Vushtrrisë, mes njerëzve të shkëlqyeshëm të kësaj ane. Biseduam hapur dhe shtruar për brengat dhe pikëpamjet e çdo shtrese kosovare.
Të përballur me kriza të njëpasnjëshme, të ngarkuar me vendime ngufatëse, të shtyrë në ikje masive, qytetarët tanë, të rinjtë e të rejat në veçanti, janë në kërkim të politikave që në vend të fjalëve u japin projekte të matshme; që në vend të ndarjes e përçarjes për vlerë mbajnë përafrimin; e që në vend të krizave synim kanë stabilitetin dhe zhvillimin.
Ky duhet të jetë misioni ynë politik. Ky do të jetë rrugëtimi ynë në politikë. Ju ftoj të na bashkangjiteni në këtë rrugëtim”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e tij në Facebook.