ldk jashte loje per koalicionin e mundshem qeverises ekspertet komentojne situaten 67d3f95e89eec

LDK “jashtë loje” për koalicionin e mundshëm qeverisës/ Ekspertët komentojnë situatën

March 14, 2025
min lexim

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Ajo tani ka në dorë sigurimin e deputetëve për formimin e qeverisë, pasi deri tani nuk i ka numrat për krijimin e saj.

PDK-ja, e cila renditet e dyta në këto zgjedhje, ka deklaruar se nuk do të hyjë në koalicion me LVV-në.

Këtë e ka bërë të qartë në një emision kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, i cili ka thënë se me Vetëvendosjen nuk shohim pika takimi.

Ndërkaq, ai është shprehur se programi i PDK-së dhe ai i LDK-së kanë ngjashmëri dhe është lehtë të harmonizohen.

Madje, ai ka shprehur gatishmërinë për t’u ulur në tavolinë për të biseduar, duke i bërë ftesë partive opozitare për takim.

“… jam i gatshëm të ulem me partitë që kemi qenë në Opozitë, për të biseduar për marrëveshje politike, jo për procedura ligjore e kushtetuese, sepse ato janë të qarta, përveç zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Sigurisht, në kanale zyrtare do t’iu bëj ftesë për të u ulur dhe për të biseduar, që vendin ta japim për institucionet”, tha Hamza.

A është kjo një shenjë e afrimit të mundshëm të PDK-së me LDK-në për një koalicion të mundshëm?

Sadiku: Postin e kryeministrit mundet ta marrë edhe i katërti

Analisti Arbnor Sadiku, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, u shpreh se edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese thotë që nëse partia e parë nuk mund ta formojë qeverinë, atëherë atë mund ta bëjën partia e dytë, e tretë.

Image

Arbnor Sadiku

“Në Kosovë kjo është normale për faktin se sistemi proporcional ofron qeveri të koalicioneve dhe në bazë të rezultatit zgjedhor, dallimi PDK-LDK nuk është i madh rreth 2%, është e mundshme edhe ligjërisht për faktin se Vendimi i Gjykatës Kushtetuese thotë nëse i pari s’mund të krijoj qeverinë atëherë i jepet atij që ka 61 vota për të themeluar qeverinë, pra, nuk ceket dyti apo i treti, mundet edhe i katërti të merr kryeministrin, varësisht nga raportet e partnerëve të koalicionit”, thotë ai.

Drenori: Në çdo konstalacion, LDK e shoh jashtë

Kurse, analisti Xhavit Drenori thotë se deklarata e kryetarit të LDK-së, se e do vetëm postin e kryeminsitrit në rast të ndodnjë koalicion, është betonizim ose që nuk do ty hyjnë fare në koalicion me partitë tjera.

“Çdo ditë e më tepër po bëhet e ditur se koalicion të madh mes shumë partive politike me gjasë nuk do të ketë. Pas deklaratës së fundit të kryetarit të LDK, i cili do të pranonte që të hynte në koalicion nëse merr postin e kryeministrit, ai është edhe një lloj betonizimi ose thënë më mirë edhe një lloj shenje që LDK-ja nuk hynë në koalicion me partitë tjera. Them të drejtën, logjikisht është e vetmja mundësi që ka mbet që të bëhet një koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka fituar më së shumti ulëse në Parlamentin e Kosovës me Nismën, pra ky është konstalacioni i vetëm që shihet në horizont. Pse e them këtë?, sepse nuk ka shenja që Nisma nuk ofrohet për kalocion dhe në anën tjetër nuk ka shenja as nga Vetëvendsja që nuk do të ofrojë këtë mundësi për koalicion”, dekalron ai.

Image

Xhavit Drenori

E sa i përket një koalicioni të mundshëm mes LDK-së e PDK-së, Drenori thotë se është e drejtë ta provojnë, nëse LVV nuk arrinë ta formojë qeverinë. Por, ai paralajmëron se mund të kemi sërish zgjedhje dhe ato do të dëmtohen në elektorat, sepse sikur i bjen që kanë vjedh pushtetin.

“Në anën tjetër, PDK-ja është legjitime nëse provon, nëse veç Vetëvendsoje nuk i krijon institucionet, dhe është shumë normale që partia e dytë të provoj, por me gjasë këtu do të jetë problem sepse LDK-ja nuk do të ofrohet me PDK-në, madje, sipas analizave tona nëse do të duhej të bëhej një koalicion mes partive të mëdha, LDK-ja më lehtë do të bashkëpunonte me Vetëvendosjen se sa me PDK-në, kjo sepse e kaluara ka treguar se partia parë nuk hynë qeveri, por hynë partitë e dyta dhe e treta, zakonisht në zgjedhjet e ardhshme të cilat me shumë gjasë nuk do të vonojnë shumë do të dëmtoheshin shumë në elektorat sepse do llogaritet një lloj vjedhje pushtetit. Prandaj, në çdo konstalacion, LDK e shoh jashtë, vetëm nëse ka ndërhyrje të ndërkombëtarëve, në këtë rast nga administrata Trump, mund të ndryshojë diçka përndryshe nuk ka një qeveri PDK-LDK eventualisht dhe AAK e Nisma”, përfundon ai për “Bota sot”.

 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

festimet per diten e veres kreu i pd berisha vizite sot ne elbasan 67d3effe558b2
Story i mëparshëm

Festimet për Ditën e Verës, kreu i PD, Berisha vizitë sot në Elbasan

mbrojtesi i shkendijes ekipi gjithmone eshte i gatshem 67d3fd1e8343c
Story i radhës

Mbrojtësi i Shkëndijës: Ekipi gjithmonë është i gatshëm

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë