LDK-ja me telegram ngushëllimi për vdekjen e Hondozit

1 minut lexim

Ka ndërruar jetë Mujë Hondozi, anëtar dhe veprimtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Rahovec.

LDK-ja ka shprehur ngushëllime familjes së Hondozit, dhe thotë se veprimtaria e tij politike ka lënë gjurmë të pashlyera në historinë e zhvillimit politik të kësaj partie.

“Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Rahovec, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta Familjes Hondozi me rastin e vdekjes së anëtarit dhe veprimtarit të hershëm Mujë Hondozi.  

Veprimtaria e tij politike ka lënë gjurmë të pashlyera në historinë e zhvillimit politik të LDK-së në Rahovec si ish anëtar i kryesisë së degës së LDK-së në dy mandate, veprimtarë e aktivistë i dalluar”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Muja: Komisioni Parlamentar Hetimor për tekstet shkollore ka shkelur rregulloren e Kuvendit

Story i radhës

Driloni bën pyetjen e çuditshme: A ka dal jashtë Rezi me ato rroba që kishte veshur?

Të fundit nga