Lazslo Szasz fiton edhe në Krujë

July 7, 2025
1 minut lexim

Garuesi hungarez, anëtar i AK Dubrovnik të Kroacisë, Lazlo Szasz, ka vazhduar me fitore në garat e vlefshme për FIA CEZ.

Pas fitores në Kullë, Szasz triumfoi edhe në garën “Scanderbeg Trophy 2025”, në Krujë.

Ai, me Reynard, në cak arriti për 02:18.636 dhe 02:17.387, koha e përgjithshme 04:36.023 minuta, me shpejtësi mesatare prej 99.121 km/h.

I dyti u rendit garuesi nga Shqipëria, Gentjan Shaqiri, i cili me Tatuus pati kohë 02:21.672 dhe 02:19.459 minuta, ose 05.108 sekonda më i ngadalshëm se fituesi Szasz.

Në pozitën e tretë u rendit Uros Brkic me Osella PA 21, me kohë 02:21.740 dhe 02:21.493 (koha e përgjithshme 04:43.233 minuta).

Ndërsa, tre të parët për Kampionatin e Kosovës dolën Gazmend Demolli (i katërti në plasmanin e përgjithshëm), Kushtrim Bytyqi dhe Burim Asllani.

Demolli me Mitsubushi Evo 9 pati kohë 02:24.763 dhe 02:27.31 (04:51.794), Bytyqi me Renault Clio (02:36.871 dhe 02:38.147 (05:15.038), ndërsa Asllani me Volvo 850 në cak arriti për kohën 02:41.202 dhe 02:37.10, koha e përgjithshme 05:18.212 minuta.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Zjarri afër Bllacës bllokon qarkullimin për kamionët, devijime për veturat

Lajmi i radhës

Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë

Të fundit nga

ShkoLartë