Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë

July 7, 2025
1 minut lexim

Qendra për Menaxhimin e Krizave në Maqedoni të Veriut sot gjatë ditës ka raportuar për shpërthimin e zjarrit në një pjesë të rrugës që të shpie për pikën kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, nga Bllaca për në pikën kufitare.

Në njoftimin e lëshuar para disa orëve thuhet se në aksion për të ndalë flakët morën edhe një helikopter.

“Helikopteri aktualisht është aktiv në terren dhe merr pjesë në shuarjen e zjarrit të madh që shpërtheu mbi rrugën kryesore Shkup – Pikë Kalimi Kufitar Bllacë”, thuhet në njoftimin e Qendrës për Menaxhimin e Krizave.

Sipas videos së publikuar, zjarri në këtë zonë shihet se është duke vazhduar edhe në orët e vona sonte.

Policia ende nuk është deklaruar për rastin.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Lazslo Szasz fiton edhe në Krujë

Të fundit nga

Lazslo Szasz fiton edhe në Krujë

Garuesi hungarez, anëtar i AK Dubrovnik të Kroacisë, Lazlo Szasz, ka vazhduar me fitore në garat e vlefshme për FIA CEZ. Pas fitores në Kullë, Szasz triumfoi edhe në garën “Scanderbeg Trophy
ShkoLartë