Lazio “shkatërron” Feyenoordin

min lexim

Janë mbyllur edhe tetë ndeshjet e mbetura të Europa League, të vlefshme për fazën e grupeve!

Ferencvaros-Trabzonspor 3-2

Ferencvaros realizoi golin e parë në minutën e 5’ me Nguen, më pas Traore realizoi golin e dytë për vendasit në minutën e 29’. Trabzonspor u kundërpërgjigj me Gomez në minutën e 39’. Ndërsa në minutën e 44’ Nguen realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin e tij. Teksa në minutën e 71’ Bozok realizoi golin e dytë për Trabzonspor.

Freiburg-Qarabag 2-1

Gjermanët e Freiburg gjetën avantazhin në minutën e 7’ me Grifo, në minutën e 15’ Doan dyfishoi rezultatin. Qarabag u kundërpërgjigj me Vesovic në minutën  39’.

Lazio-Fezenoord 4-2

Lazio mori avantazhin në minutën e 4’ me Luis Albeto. Felipe Anderson dyfishoi rezultatin në minutën e 15’, teksa Vecino shënoi golin e tretë në minutën e 28’.

Teksa në pjesën e dytë rrugën drejt rrjetës për Lazion e gjeti sërish Vecino në minutën e 63’. Feyenoord u kundërpërgjigj në minutën e Gimenez nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 69’. Ndërsa në minutën e 88’ Gimenez realizoi dopietë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Njëri tentoi të rifutej në vendin tonë/ Zbulohet numri i diplomatëve iranianë të dëbuar nga Shqipëria

Story i radhës

“Rama dhe Berisha e njohin shumë mirë Ervis Martinajn”, Hoxha: Të dy të ushtrojnë presion te autoritetet që misteri i zhdukjes të zgjidhet

Të fundit nga