Lazio i shkakton humbjen e parë sezonale Atalantës

October 23, 2022
1 minut lexim

Atalanta pëson humbjen e parë në Serinë A këtë sezon pikërisht përballë Lazios, që e parakalon në renditje (falë golaverazhit më të mirë, pasi të dyja skuadrat kanë nga 24 pikë) duke e zhvendosur në vendin e katërt ekipin e drejtuar nga Gasperini.

Një sfidë e nisur dhe e përfunduar keq nga zikaltrit nga Bergamo, që minutat shtesë i luajtën në inferioritet numerik, pas ndëshkimit të Muriel me kartonin e dytë të verdhë.

Zaccagni e zhbllokoi takimin në favor të lazialëve që në minutën e 10-të, pasi u shërbye nga Pedro.

Një aksion i gjatë dhe model i ekipit kryeqytetas, që e gjeti të pavendosur mirë Atalantën në qendër të mbrojtjes, ku Gjimshiti u aktivizua vetëm në pjesën e dytë, pas një mungese disamujore për arsye dëmtimi.

Golin e dytë Lazio e gjeti në minutën e 52-të, pas një kundërsulmi të shpejtë që u finalizua me golin e Felipe Andersonit, i shërbyer nga Marusic. Në minutën e 77-të, Sarri vendosi të aktivizonte Elseid Hysajn, i cili mori vendin e Lazzarit në krahun e djathtë të mbrojtjes.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​A është e shëndetshme të pini ujë para gjumit?

Story i radhës

Hakerimi: në vendin ku janë vjedhur të dhënat e rreth 10 milionë qytetarëve

Të fundit nga

Barcelona i jep ultimatum de Jong-ut

Zhgënjimi te Barcelona në lidhje me Frenkie de Jong është aktualisht mjaft i lartë. Kjo kryesisht për faktin se mesfushori në fakt shumë i talentuar nuk i arrin kufijtë e performancës, megjithëse
ShkoLartë