“Lazarati”/ Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen, fati i 5 anëtarëve të grupit të zjarrit në dorë të GJKKO

December 21, 2024
1 minut lexim

Gjykata e Lartë ka rikthyer për rigjykim në GJKKO 5 të pandehurit e akuzuar si pjesë e grupit të zjarrit në Lazarat. Ata akuzohen se kundërshtuan me armë punonjësit e policisë në operacionin e parë në vitin 2014.

Arbjon Aliko, Gurgaz Skënderi, Alfred Proko, Enrik Skënderi dhe Beqo Brahimaj u dënuan nga Gjykata e Krimeve të Rënda në total me 52 vite burg nga 57 që kërkoi prokuroria, vendim që u la në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit.

Por Gjykata e Lartë, pasi e ka marrë në shqyrtim këtë çështje, ka vendosur ta rikthejë për rigjykim, këtë herë në Gjykatën e Posaçme. Gazetari Ermal Vija raporton se gjykata ka konstatuar shkelje procedurale nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në atë kohë, duke kërkuar rigjykimin e dosjes nga GJKKO.

“Bëhet fjalë për operacionin e parë nga policia gjatë ndërhyrjes në Lazarat, ku disa persona qëlluan në drejtim të punonjësve të policisë në momentet e para të ndërhyrjes. Në atë kohë u arrestuan disa persona, pesë prej të cilëve u dënuan në total me 52 vite burg por avokatët kanë kërkuar pafajësinë në Gjykatën e Lartë. Gjykata ka konstatuar shkelje në Shkallën e Parë të gjykimit dhe ka vendosur që dosja të rigjykohet. Do të jetë GJKKO që do të rigjykojë edhe njëherë dosjen ndaj të akuzuarve si grup kriminal në kundërshtim të policisë, tentativë vrasjeje dhe vepra penale të kryer në kuadër të grupit kriminal“, raportoi gazetari Ermal Vija.

Dënimet e dhëna ndaj të akuzuarve:

Arbjon Aliko 13 vite burg
Gurgaz Skënderi 11 vite burg
Enrik Skënderi 10 vite burg
Alfred Proko 10 vite burg
Beqo Brahimi 8 vite burg

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tripunovski: Javën e ardhshme do të shpallen 5 Thirrje Publike për shpërndarjen e tokës bujqësore

Të fundit nga

Dronët godasin ndërtesa të larta në Kazan të Rusisë

Dronët kanë goditur ndërtesa të larta banimi në Kazan, kryeqytetin e republikës Tatarstan të Rusisë, gjatë një vale sulmesh që e kanë detyruar aeroportin e qytetit t’i pezullojë fluturimet përkohësisht. Shërbimi Tatar-Bashkir

Sa e vjetër është Hëna?

Hëna mund të jetë më shumë se 100 milionë vjet më e vjetër nga sa mendonin disa shkencëtarë më parë, sipas një studimi të ri. Hulumtimi, i botuar në revistën Nature, sfidon
ShkoLartë