lavrov rusia nuk synon te perfundoje luften me 9 maj 626f85c55284e

Lavrov: Rusia nuk synon të përfundojë luftën më 9 Maj

May 2, 2022
1 minut lexim

Rusia nuk synon t’i japë fund luftës në Ukrainë deri në Ditën e Fitores, që shënohet më 9 maj, tha ministri i Jashtëm i këtij vendi, Sergei Lavrov.

Duke folur për median italiane Mediaset, ai tha se Moska nuk do të nxitojë të përfundojë të ashtuquajturin “operacion special ushtarak” deri në këtë datë.

Nëntë Maji shënon dorëzimin e Gjermanisë naziste përballë forcave aleate – përfshirë Bashkimin e atëhershëm Sovjetik – më 1945.

“Ushtria jonë nuk do t’i përshtatë artificialisht veprimet e saj rreth asnjë date, përfshirë edhe Ditën e Fitores”, tha Lavrov.

“Ritmi i operacionit në Ukrainë varet, para së gjithash, nga nevoja për të minimizuar çdo rrezik për popullatën civile dhe për personelin ushtarak rus”, shtoi ai.

Rusia zakonisht shënon Ditën e Fitores me një paradë të madhe ushtarake në qendër të Moskës dhe me një fjalim të presidentit Vladimir Putin, që përshëndet rolin udhëheqës të vendit të tij në mposhtjen e fashizmit në Evropë.

Por, festimet e këtij viti vijnë nën hijen e pushtimit rus të Ukrainës, të cilin Putin e ka justifikuar me pretendimet se fqinji i tij duhet të “denazifikohet” dhe “çmilitarizohet” për të shpëtuar popullatën rusishfolëse atje.

Mijëra civilë janë vrarë dhe miliona janë zhvendosur nga Ukraina, qëkur Rusia ka nisur pushtimin e saj më 24 shkurt.

Rusia ka thënë se mbi një mijë ushtarë të saj janë vrarë, por Ukraina pretendon se humbjet e Rusisë janë shumë më të mëdha.

Perëndimi e ka dënuar ashpër veprimin e Moskës dhe ka ndërmarrë një varg sanksionesh kundër saj, ndërkohë që Kievin është duke e ndihmuar me armatim.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

tragjike ne korce nena lind femijen dhe e fut ne valixhe foshnja nderron jete 626f8580f15ec
Story i mëparshëm

Tragjike në Korçë! Nëna lind fëmijën dhe e fut në valixhe. Foshnja ndërron jetë

kovacevski uron besimtaret myslimane 626f863783915
Story i radhës

Kovaçevski uron besimtarët myslimanë

Të fundit nga

Lezha hap zyrtarisht sezonin turistik 2025

Lezha ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025, në një aktivitet festiv që mblodhi vizitorë të shumtë, si dhe përfaqësues dhe autoritete vendore si dhe ato të ardhur nga Kosova, Maqedonia
ShkoLartë