Lavrov kundërshton ‘formulën e paqes’ së propozuar nga Zelensky: Nuk janë gati për bisedime

December 29, 2022
1 minut lexim

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov ka hedhur poshtë “formulën e paqes” të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy si bazë për negociata mes vendeve.

Sipas një raporti të agjencisë ruse të lajmeve RIA, Lavrov beson se Ukraina nuk është ende gati për bisedime reale të paqes, teksa ai i tha medias ruse se qëllimi i Ukrainës për të dëbuar Rusinë nga lindja dhe Krimea me ndihmën e Perëndimit ishte “një iluzion”.

Kjo deklaratë e tij vjen vetëm pak ditë pasi Lavrov u duk se i dha fund çdo perspektive të menjëhershme të bisedimeve të paqes në konfliktin 10-mujor.

Të hënën vonë në mbrëmje, ai i tha agjencisë së lajmeve Tass: “Propozimet tona për çmilitarizimin dhe denazifikimin e territoreve të kontrolluara nga regjimi ukrainas, eliminimin e kërcënimeve ndaj sigurisë së Rusisë që burojnë prej andej, duke përfshirë tokat tona të reja, janë të njohura për armiku.

Komentet e tij kishin ardhur vetëm disa orë pasi presidenti rus Vladimir Putin kishte këmbëngulur se donte të negocionte “me të gjithë të përfshirët për zgjidhje të pranueshme” dhe se Kievi dhe Perëndimi ishin fajtorë për mungesën e progresit deri më tani.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pika kufitare Dheu i Bardhë më e ngarkuara

Story i radhës

Kovaçevski: Viti 2023 nuk do të jetë vit zgjedhor

Të fundit nga

ShkoLartë