Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, të premten i tha sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken se Uashingtoni nuk po i mbante premtimet në lidhje me përjashtimin nga sanksionet për furnizimin me ushqime nga Rusia.
Lavrov citohet t’i ketë thënë Blinken se Rusia do të arrinte të gjitha qëllimet e “operacionit të saj special ushtarak” në Ukrainë dhe tha se furnizimet me armë perëndimore vetëm do ta zvarrisnin konfliktin, raporton Sky News, përcjell Bota sot.
Rusia i është referuar vazhdimisht pushtimit të Ukrainës si një “operacion special ushtarak”.
Dyshja folën gjithashtu për ofertën e SHBA-së për një shkëmbim të të burgosurve – me Uashingtonin që propozoi që Rusia të lirojë dy amerikanë të ndaluar – Brittney Griner dhe Paul Whelan./BS