Lavdi Lezam Ramadanit – La Xamit! Nesër do të inaugurohet lapidari në Vicë të Tetovës

September 22, 2023
1 minut lexim

Për nder të kontributit të dhënë në luftë, si ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, nesër do të inaugurohet lapidari i Lezam Ramadanit – La Xam.

Aktiviteti do të mbahet në fshatin Vicë të Tetovës, me fillim prej orës 14:00 dhe organizohet nga Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

La Xami ndërroi jetë më 29 nëntor të 2021, ndërkaq përveç kontributit të tij në luftën e 2001, ai ishte pjesëmarrës edhe në luftën në Kosovë. Ka ndihmuar edhe në pjesën e logjistikës, gjatë strehimit të ushtarëve dhe përcjelljen e tyre nga një front në front tjetër. /TV21

Burimi: TV21

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Stefanoviç e vlerësoi fjalën e Vuçiçit në sallën e zbraztë si vazhdimësi të politikës së Millosheviqit dhe Sheshelit

Story i radhës

Nxënësja muslimane në Francë e referon në OKB diskriminimin ndaj saj

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë