Lautaro Martinez vendos rekord në historinë e Interit!
Lautaro Martinez është lideri i sulmit të zikaltërve në finalen që Interi luan kundër Mançester Sitit.
Sulmuesi argjentinas ka vendosur një rekord të ri në historinë e Interit.
Ai bëhet lojtari i parë që nga sezoni 1929/30 që luan 57 ndeshje brenda një sezoni në të gjitha kompeticionet.