Driton Latifi, analist sportiv, ka përgëzuar tenistët e Kosovës, për suksesin e madh në Davis Cup.
“Kosova shkruan historinë e tenisit duke u kualifikuar në Grupin e tretë të Davis Cup.
Këta djem nuk njohin as parti, as politikan, as vendime të çuditshme… ata e kanë vetëm një mision të dërgojnë në vend, me përgjegjësinë e punës së tyre, amanetin e tyre që dhanë më të mirën për këtë vend…
Kosova është e përjetshme…
Djem zoti ju ruajt!”, ka shkruar Latifi në profilin e tij në facebook.