Latif Demolli: Miku im, Aliriza, ike papritur!

min lexim

Latif Demolli, sekretar i përgjithshëm i Federales së Boksit të Kosovës, i shpreh ngushëllime familjes së Aliriza Rexhepit dhe komunitetit të boksit.

Demolli është i pikëlluar thellë, për humbjen e kolegut dhe mikut të tij dashur. 

Aliriza Rexhepi ka qenë prej gjyqtarëve më të mirë në boksin e Kosovës.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ikjen në amshim të kolegut tim, gjyqtari Aliriza Rexhepi.

Vdekja juaj na tronditi të gjithëve si komunitet i boksit dhe sportit në përgjithësi.

Aliriza Rexhepi kudo që ka referuar ka qenë shembull dhe frymëzim për gjeneratat e reja.  

Një figurë e çmuar e sportit në tërësi, një kontribues i madh i boksit. Mbi 2 dekada me referim dhe në kohërat më të vështira, gjithmonë në shërbim të boksit dhe sportit.

Koleg i dashur, gjithmonë ishe udhërrëfyes për ne në ring, në shoqatë  e gjyqtarëve të boksit, në shoqëri. 

Sot mbetem pa një emër të spikatur të referimit por veprat e tij gjithmonë do të mbeten të shkruara me shkronja të arta.

Unë si koleg i tij, kisha nderin që shumë vite referuam së bashku në garat e ndryshme.

Veprimtaria juaj sportive gjithmonë do të jetë frymëzim për ne dhe për gjeneratat e ardhshme. 
Ike papritur, pa e thënë lamtumirën e fundit. 

U Prehsh në paqe kolegu im, miku dhe shoku im, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës. I shprehi ngushëllime familjes, komunitetit të boksit, shoqatës së gjyqtarëve dhe komunës së Gjilanit”, shpreh ngushëllime Demolli.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

6 sinjale kur një femër ju pëlqen

Story i radhës

Asociacioni model më shumë se kuazishtetëror i paprecedan

Të fundit nga