“Largoni mbeturinat nga qyteti, na mbytët!” – sërish protestë për deponinë në Kërçovë

May 4, 2025
1 minut lexim

Kërçovë, 4 maj – “Largoni deponinë nga qyteti, se na mbytët!” – ky ishte slogani i protestës së sotme, e cila pason protestën e mbajtur dy javë më parë, me kërkesën për dislokimin e deponisë nga qyteti i Kërçovës.

Organizatorët, të revoltuar nga mungesa e reagimit të kryetarit të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, pas protestës së parë, kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme. Ata theksojnë se me rritjen e temperaturave, era e keqe nga deponia është bërë e padurueshme.

“Kryetar edhe nëse hapet ajo deponi tek ne do të ketë nevojë për stacion ngarkues! A do të jetë lokacioni i njëjtë ku momentalisht ndodhet deponia!? Era sërish do të vijë dhe qytetarët sërish do të ngulfaten nga ajo dhe asgjë nuk do të ndryshojë. Kjo nuk duhet të mbetet kështu”, tha Bojan Miskovski – organizator i protestës.

Protestuesit të revoltuar kërkojnë nga Dehari të dalë dhe të diskutojë me ata për të sqaruar se çfarë zgjidhje do të gjejë.

“Edhe pas protestës së dytë që organizuan organizatorët dhe qytetarët, 23 këshilltarët, kryetari, administrata komunale, Ndërmarrja Publike dhe institucione të ndryshme nuk erdhën para qytetarëve të mbajnë një fjalim prej 5 minutash”, tha ky protestues.

“10 vite sigurisht, vitin e kaluar ishte krizë e madhe, sepse u dogj gjatë verës dhe u helmuam nga tymi”, tha ky tjetri protestues.

Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, herën e kaluar i tha TV21 se presin ndërrimin e deponisë në Novaci të Manastirit, situatë kjo e cila duhet zgjidhur në nivel qendror.

Protestuesit paralajmëruan se nuk do të ndalen me kaq, sepse në protestën e radhës do të marrin edhe mbeturinat me vete dhe do t’i hedhin në oborrin e Komunës.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

BDI tani i del në mbrojtje Arben Taravarit

Story i radhës

Berisha në Has: Nuk do të paguani më taksë për të ardhur në Tiranë

Të fundit nga

Anulohet përkohësisht enkriptimi për bisedat në X

Përdoruesit e X nuk mund të dërgojnë më mesazhe të enkriptuara në platformë. Kompania tha përmes një përditësimi se do të ndërpriste funksionalitetin ndërsa po punon për të bërë përmirësime. Përdoruesit ende
sqmken
ShkoLartë