largohet i ftohti rriten temperaturat parashikimi i motit per sot 9 prill 2025 67f61ac7c4c80

Largohet i ftohti, rriten temperaturat/ Parashikimi i motit për sot, 9 prill 2025

April 9, 2025
1 minut lexim

Pritet largim gradual i valës së ftohtë me origjinë Verilindore – Lindore duke sjellë ngrohje graduale të motit në territorin shqiptar.

Për rrjedhojë, zonat e ulëta dhe vija bregdetare do të mbizotërohen nga moti i kthjellët përgjatë gjithë 24-orëshit, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare do të vijojë moti në zonat malore të Shqipërisë. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -2°C vlera më e ulët e shënuar në zonat verilindore deri në 18°C vlera më e lartë e cila do të shënohet përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

gjykata kushtetuese do te vendose nese xhaferi e ka diskriminuar apasievin 67f6156522ee2
Story i mëparshëm

Gjykata kushtetuese do të vendosë nëse Xhaferi e ka diskriminuar Apasievin

64 vjet nga vdekja e ahmet zogut si u be mbret dhe si iku nga shqiperia 67f62423cada5
Story i radhës

64 vjet nga vdekja e Ahmet Zogut – si u bë mbret dhe si iku nga Shqipëria

Të fundit nga

ShkoLartë