Ballkani ka njoftuar sot edhe zyrtarisht për largimin e katër futbollistëve të tij.
Bëhet fjalë për Kushtrim Gashin, Theophilus Solomon, Dilivio Hoffman dhe Arens Mateli, të cilët nuk janë më pjesë e kampionit aktual të Kosovës.
Therandasit i kanë falënderuar futbollistët në fjalë për kontributin e dhënë sa ishin pjesë të tyre, ndërsa ju kanë uruar suksese në të ardhmen.
Ballkani e shkroi historinë duke u kualifikuar në fazën e “play-offit” të Ligës së Konferencës, ndërsa nuk e ka nisur ende sezonin e ri në Superligë pasi ka kërkuar që ndeshja e parë t’i shtyhej.
Skuadra nga Suhareka i bëri disa përforcime gjatë verës, por edhe disa largime, siç është katërshja në fjalë, por edhe të tjerë paraprakisht.