Largimi i i menjëhershëm i pushuesve nga bregdeti i Shëngjinit është shoqëruar me trafik të rënduar pasditen e kësaj të diele, 24 korrik.
Përgjatë rrugës së Shëngjinit dhe superstradës në drejtim të Milotit është krijuar radhë kilometrike automjetesh.
Trafiku i rënduar ka nisur që prej 17:00 dhe pritet të vijojë deri në orët e darkës.
Ndërsa efektivët e policisë rrugore janë vendosur në disa pika, duke ndihmuar sadopak në lehtësimin e lëvizjes së automjeteve.