Largimi i shqiptarërve nga puna, ASH e Selës reagon ndaj VLEN-it: Mos bëni autogola, mos u bëni zëdhënës të VMRO-së!

November 27, 2024
1 minut lexim

Ka reaguar Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës ndaj deklaratës së sotme që dha Driton Sulejmani nga VLEN, për largimin e shqiptarëve nga puna.

“Ata kanë qenë të punësuar në mënyrë të paligjshme dhe për këtë arsye janë shkëputur kontratat”, kështu tha Sulejmani nga VLEN kur u pyet se pse po largohen shqiptarët nga puna.

Nga ASH thonë se VLEN po i “mbron” shqiptarët duke i larguar nga puna dhe shtoi se, arsyetimet e tyre janë të pabaza dhe kontradiktore.

“Mos u bëni zëdhënës të VMRO-së, mjaft i “mbrojtët” shqiptarët duke i larguar çdo ditë nga puna Sot ishim dëshmitarë të aktit më të ulët të servilizmit nga puthadorët e VMRO-së, të cilët paaftësinë e tyre dhe goditjet që kjo Qeveri ju bën shqiptarëve e mbulojnë me ofendimin dhe nënçimin e shqiptarëve. VMRO as në ëndërr nuk do të gjente kështu zëdhënsish e avokatësh, që shqiptarëve t’ua mbyll gojën me shqiptar. Arsyetimet e sotshme të përfaqësuesit të S’VLEN, lidhur me përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet në përgjithësi dhe ato të shëndetësisë në veçanti, janë të pabaza dhe kontradiktore. Kjo është vetëm pamundësi e tyre për t’i mbrojtë shqiptarët. Çdo përpjekje për justifikim, e thotë më qartë paaftësinë dhe puthadorllëkun e tyre ndaj VMRO-së. Kujtojmë se ministër i shëndetësisë prej 2022 deri më sot është përfaqesuesi i S’VLEN, Bekim Sali, Fatmir Mexhiti, Arben Taravari. Nëse pretendoni pse të tjerët s’ju kanë dhënë vendime të punësuarve shqiptarë në shëndetësi, atëherë tregoni pse ministrat e S’VLEN nuk ju kanë dhënë vendime? Mos bëni autogola?  (Prevedete na albanski)”, thotë Aleanca për Shqiptarët-krahu i Selës.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kryeparlamentari Gashi takohet me ambasadoren e Suedisë, Ami Llarson Xhein

Story i radhës

Obeziteti shqetësim që duhet të trajtohet me seriozitet!

Të fundit nga

20 të arrestuar për krime kibernetike në Kosovë

Njëzet persona jane arrestuar dhe rreth 120 mijë euro janë konfiskuar gjatë një aksioni policor në Prishtinë, Ferizaj, Kaçanik dhe Klinë, pas dyshimeve për kryerje të veprave penale “hyrje e paautorizuar kompjuterike”

Salah te Barcelona?

Ka disa javë që raportohet se Barcelona po ndjek me vëmendje situatën e sulmuesit Salah te Liverpool. Egjiptiani konsiderohet një transferim strategjik në “Camp Nou”. Nuk bëhet fjalë vetëm për aspektin sportiv,
ShkoLartë