Sot janë betuar asamblistët e rinj në Zubin Potok, ndërsa procesi është monitoruar nga afër nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal.
Mbledhja ku është bërë zëvendësimi i asamblistëve është mbajtur në Zyrën lokale të komuniteteve, aty ku funksionon edhe administrata komunale në fshatin Çabër, Zubin Potok.
I pranishëm në betimin e asamblistëve të rinj ishte edhe ministri Elbert Krasniqi.
Ministri Krasniqi në një prononcim për Telegrafin tha se seanca ka shkuar mirë dhe nga 19 anëtarë, 16 ishin prezent.
Kuvendi komunal i Zubin Potokut vendosi që në një mbledhje të radhës të bëjë përzgjedhjen e kryesuesit.
Ndryshe, KQZ ditë më parë kishte certifikuar asamblistët e rinj në komunën e Zubin Potokut.