Largimet nga ASH nuk kanë të ndalur, dorëhiqet anëtari i FRASH

1 minut lexim

Pas dorëheqjes së kreut të ASH-së Ziadin Sela dhe rrjedhjes së informacioneve se Arben Taravari do ta merr partinë, largimet nga ASH-ja nuk kanë të ndalur.

Ndër largimet e fundit është një nga anëtarët e kryesisë Qëndrore të FRASH, Usam Shabani nga Studeniçani, raporton indeks.mk

Shabani largimin nga ASH-ja e ka bërë publike në rrjetet sociale. Ai mes tjerash ka apeluar që të gjithë të harrojnë numrin e tij dhe të mos kërkojnë vota nga ai dhe familja e tij.

Postimi integral i Usam Shabanit:

Une Antar i kryesis Qendrore Forumit Rinor të ASH-S Karshiak jap dorheqje nga çdo Aktivtet politik gjat ktive viteve njoha shum shok në ash të ndershem dhe me vullnet mirë kshu që prej sot Secila parti politike apo individ qka kerkojn vota le te harojn nr tem dhe shpien time për me votu se ne shpi temen zdo të votohet pêr askënd ju pērshëndes e çdo të mir

Story i mëparshëm

Vazhdon debati për propozimet për gjykatës kushtetues para komisionit parlamentar amë

Story i radhës

YouTube do të ofrojë kurse me pagesë

Të fundit nga